We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. Read more…
Sunday
22
APR

Fitimtari është i vetëm:Coelho- Klubi i Librit Akropoli i Ri 21

19:00
21:00
Akropoli i Ri
Event organized by Akropoli i Ri

Get Directions

Category
#var:page_name# cover

Qendra Kulturore dhe Filozofike ''Akropoli i Ri'' zhvillon takimin e radhës të Klubit të Librit ditën e Diel, më datë 22 Prill në orën 19:00. Vepra që do të analizohet në këtë takim do të jetë “Fitimtari është i vetëm”, shkruar nga autori Paulo Coelho.
Në këtë vepër, Paulo Coelho na rrëfen realitetin e dhjetëvjeçarit të fundit, ku fama, pasuria dhe pushteti mbushin mendjet dhe zemrat e shumicës së njerëzve, duke harruar kështu vlerat e vërteta dhe duke u përshtatur me pseudo vlerat e kësaj kulture. Nën identitetin e tre personazheve, Igori, Hamidi dhe Gabriela, Coelho na tregon se pas perdeve, fijet e marionetave i tërheq tjetërkush dhe se pushteti i vërtetë nuk është ai që shihet.

Nëse jeni të interesuar mund të paraqiteni pranë Qendrës sonë, ditën e Diel, më datë 22.04.2018 në orën 19:00.

Pjesëmarrja është falas.

Për informacione të mëtejshme na kontaktoni në:
Rr. Thanas Ziko (pranë Vilës Goldi), Vila 86
Cel: 0683846540
Tel: 044319211 - 042247912
Email: info@akropoliri.al

#akropoliiri #klubiilibrit #filozofi #kulture #vullnetarizem