We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. Read more…
Friday
06
APR

Turneu Ndërkombëtar U15, organizuar nga FBK dhe FIBA Evropa

18:00
16:00
Basketball Federation of Kosovo
Event organized by Basketball Federation of Kosovo

Get Directions

Category
#var:page_name# cover

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) prej 6 deri më 8 prill 2018 në palestrën e sportit të kolegjit “ISP” në lagjen “Marigona Residence” në Prishtinë do të organizoj Turneun Ndërkombëtar për grupmoshën U15 në konkurrencën e meshkujve.

Në këtë turne do të marrin pjesë edhe Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania, ndërsa aktiviteti organizohet në bashkëpunim me FIBA Evropën në kuadër të projektit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja.

Njëherësh ky është aktiviteti i fundit i këtij projekti dyvjeçar, në të cilin marrin pjesë edhe Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania, derisa në vizitë do të jetë edhe një delagacion i Federatës Turke të Basketbollit, pasi që kjo e fundit është edhe udhëheqëse e projektit.

Në kuadër të këtij projekti janë organizuar kampe nacionale, kampe ndërkombëtare, vizita të trajnerëve në Turqi, turne të ndryshëm, dhe tani është radha e përmbylljes së projektit dhe evaulimit të tij nga menaxherët e katër federatave, e kjo do të ndodh në Prishtinë gjatë zhvillimit të turneut.

Orari i ndeshjeve/Kolegji “ISP” në lagjen “Marigona Residence” në Prishtinë:

E premte/06.04.2018:
Bullgaria – Maqedonia 18:00
Kosova – Rumania 20:00

E shtunë/07.04.2018:
Maqedonia – Rumania 17:00
Kosova – Bullgaria 19:30

E diel/08.04.2018:
Bullgaria – Rumania 12:00
Kosova – Maqedonia 14:00