We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. Read more…
Friday
06
APR

daKuna

20:00
Destil Hostel Albania
Event organized by Destil Hostel Albania

Get Directions

Category
#var:page_name# cover

Dakuna në universin e fijeve
Ekspo Prill 2018

Ajo cka më pëlqen më së shumti tek arti
është fakti që e mira dhe e keqja nuk ekzistojnë.
Ekzistojnë universe paralele, shpirtra paralelë,
fytyra paralele.
Me artin e Dakunës, shohim një univers që përbëhet nga fije.
Fije kapricoze të stërgjatura,
fije të përdredhura, të kokolepsura që jetojnë
brenda universit të tyre, por që ndjejnë njësoj
sic ne ndjejme.
Ato na japin gjithçfarë kanë dhe lotojnë dëshirën e tyre, si femijët e braktisur në rrëfenjen e harruar.
Dhe ne u besojmë, sic besojmë tek pafajësia e fëmijëve, sic besojmë tek vërtetësia e të bardhës dhe të zezës absolute, pa kurrfarë hije ndërmjet.
Hera herës fijet lidhen dhe formojnë dete të mistershme prej nga ku, nuk dalim dot.
Dete që ruajnë fshehtësinë e gojës së njerëzve të cilët shkojnë e puthin për të shuar etjen.
Herë të tjera zgjaten e stërgjaten për të na treguar rrugë për tu arratisur.
Pastaj shndërrohen ëmbëlsisht në nota e melodi prej zotash cakërrqejf.
Universi i Dakunës,
vjen për të na mësuar se kur në shpirt ka zjarr,
me të,
ne mund të punojmë përsosmërisht.

Review per artistin nga Ofeli.Sejdiraj