We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. Read more…
Wednesday
11
APR

Zhvillimi Urban dhe Trashegimia Kulturore

15:00
17:30
Dokukino
Event organized by Dokukino

Get Directions

Category
#var:page_name# cover

Duke u përqëndruar në Stamboll, "Ecumenopolis: Qyteti pa kufij" ofron një studim tërësor edhe më të plotë mbi modelet që karakterizojnë zgjerimin monstruoz të qyteteve në një ekonomi neoliberale dhe të globalizuar.

Por, çka kanë të përbashkët Prizreni me Stambollin? Si mund të zhvillohen dhe modernizohen qytetet që kanë një trashëgimi të pasur kulturore? Çka mund të mësojmë nga rasti i Stambollit?

Këto pyetje do të trajtohen përmes bashkëbisedimit mes regjisorit të filmit Imre Azem dhe Nora Arapi Krasniqi't nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore.

Filmi shfaqet në kuadër të iniciativës HACKING URBAN SPACE me një seri të jashtëzakonshme të filmave që përqendrohen kryesisht në sfidat e efikasitetit në strategjitë urbane, rritjen e popullsisë, transportin e ngulfatur, mjedisin dhe problemet e tjera të veçanta me të cilat ballafaqohen 3 qytetet më të mëdha të Kosovës: Prishtina, Prizreni dhe Peja.

Venue

Dokukino