We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. Read more…
Thursday
05
APR

Tirana Arduino Trainings #5

18:00
21:00
EESTEC Tirana
Event organized by EESTEC Tirana

Get Directions

Category
#var:page_name# cover

Përshkrim
Keni dëshirë të aftësoheni në ndërtimin e qarqeve elektronike robotike Arduino? Keni dëshirë të merrni njohuri të reja mbi teknologjinë, se si funksionojnë robotët, se si mund të ndërtojmë një dron, se si mund të bëni shkencë nëpërmjet Arduino? Nuk nevojitet që ju të jeni shkencëtar, inxhinierë apo programues, mjafton të keni dëshirën për të mësuar, për të tjerat mendojmë ne. Ejani dhe merrni pjesë në seminaret trajnuese mbi paketën Arduino të organizuar nga EESTEC (Electrical Engineering European STudents assoCiation). Pjesëmarrësit do të testojnë nga ana praktike, nëpërmjet instruktorëve pajisjet që do të vihen në dispozicion. Do të përzgjidhen skuadra prej 3 personash dhe do t’ju jepen projekte konkrete për të realizuar në platformën Arduino. Në në fund të trajnimit do të pajiseni me çertifikatë.

C’është EESTEC?
EESTEC (Electrical Engineering Students’ European assoCiation) është një organizatë jo-fitimprurëse jo-politike për studentët e inxhienerisë elektrike dhe të shkencave kompjuterike (EECS)në universitet,shkolla teknike të institucionalizuara në Europë që japin një diplomë inxhienerike. Qëllimi është të mbështesim dhe zhvillojmë kontakte ndërkombëtare dhe të shkëmbejmë ide ndërmjet studentëve të EECS. Shoqata e arrin qëllimin e saj duke përmirësuar njohuritë teknike të studentëve të EECS, duke i përfshirë ata në industri dhe në sistemin edukues të vendeve të tjera.

C’farë është Arduino?
Arduino është një platformë modelimi elektronik me burim kodi të hapur, bazuar në software dhe hardware fleksibël dhe i lehtë në përdorim. Është bërë me qëllim për artistët, dizajnerat, hobistët dhe cdo kënd që ka interes në krijimin e mjediseve dhe objekteve bashkëvepruese. Kjo platform ka si qëllim që të përdoret për zgjidhjen e problemeve në jetën e përditshme.


Metodologjia e Kursit
Do të mësohen bazat e elektronikës dhe parimit i punës me microcontrollerat e ndryshëm. Do të kuptojmë se si funksionojnë në jetën reale pajisjet e ndryshme elektronike dhe si mund ti komandojmë ato duke përdorur një bord Arduino. Do të fillojme me pajisjet e ndryshme Digitale dhe me pas do të kalojmë tek të dhënat Analoge

Seminar trajnimi: Tirana Arduino Trainings #5
Organizator: EESTEC LC Tirana
Numri i pjesëmarrësve: 15
Numri i seancave: 8 X 3 orë
Pagesa: 30 €
Formulari aplikimit: https://goo.gl/forms/OGQPx6ULWW5Bd6bK2
Afati aplikimit: 4 Prill 2018

Trajnimi fillon ne daten 9 Prill. Pjesmarresit do te informohen me email