We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. Read more…
Sunday
08
APR

Udheto me Biciklete - 12 km Kalaja e Drishtit, Shkoder

09:00
18:00
EKO Mendje
Event organized by EKO Mendje

Get Directions

Category
#var:page_name# cover

EKO Mendje ne nismen e saj mjedisore/sociale “Udheto me Biciklete”, kete te diele te nxehte me temperature 22 grade me date 8 prill ne oren 09:00 do udhetoj me bicikleta ne Drisht (12 km), tek kalaja me e lashte e Ballkanit.
Pervec qe kemi fatin qe rruges do ndalemi ne Uren e Mesit (monument kulture) ne maje te kasaj kalaje, tipike ilire me nje fushepamje strategjike, do shofim pamjen me te mrekullueshme qe ka Shkodra ; Luginen e Kirit, Malet e Shpalit, te Sumes, Cukalin, Maranaj, Taraboshin, liqenin te Shkodres dhe kalane Rozafa.

Udhetimi eshte i perballueshem per cdo moshe dhe me cdo lloj biciklete te thjeshte, eshte i hapur per cdo person qe ka deshire te na bashkohet. ^_^

VINI RE !
Nisja do behet te DIELEN me date 8 prill ne oren 09:00 tek hostel Mi Casa Es Tu Casa perballe kinemase Shkoder. (Ato qe nuk kane biciklete e gjejne me qera afer hostelit) Pjesmarrja ne kete udhetim eshte 100 lek per ato qe kane mundesi (mund te dhuroni me shume se 100 lek mqs leket do perdoren per bamiresi per zonat e permbytura ne Shkoder).

Kushtet per pjesmarrje jane :
Nuk lejohet pirja e cingares mbi biciklete dhe ne ambjetet me bare! Nuk lejohet te keni veshur tesha ushtarake apo gjyetiet! Nuk lejohet te hidhni gjate udhetimit apo gjate aktivitetit mbeturina ne toke!
Mos harroni te merrni me vete bicikleten, ushqimin e piknikut, dashurine per Natyren, buzeqeshjen dhe shpirtin e aventures! :)

- EKO Mendje

Venue

EKO Mendje