We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. Read more…
Thursday
05
APR

23 Shikime Ne Kornize

19:00
23:00
Godina_c
Event organized by Godina_c

Get Directions

Category
#var:page_name# cover

“23 SHIKIME NË KORNIZË” është ekspozita e parë personale e artistes Gilda Kastrati, e cila sjell 23 portrete të punuara në detaj dhe në teknika të ndryshme, vizatim e pikturë. Portreti sillet shprehës i emocioneve të forta dhe goditëse, i personalizuar me karaktere origjinale, për të thirrur në kujtesë përjetime personale.

Fytyra është reflektimi i asaj ç’ka jemi: një tablo e pikturuar nga imagjinata. Emocionet e mendimet janë thelbi i lëvizjes së çdo muskuli. Kjo lëvizje përkthehet në mimika e shikime të cilat në veprën e artit ngurtësohen, dhe të shohin në sy përgjithmonë.

Prezantimi dhe çelja e ekspozitës do të bëhet ditën e enjte, datë 5
Prill 2018 dhe punimet do të mund t’i shihni përgjatë 1 jave në ambjentet tona, dhe pse jo, të bëni tuajin njërin prej tyre.

Shihemi këtë të enjte te Godina_C!