We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. Read more…
Friday
06
APR

Përgatitje për tregun e punës

17:00
20:00
Infinit
Event organized by Infinit

Get Directions

Category
#var:page_name# cover

Me datën 06.04.2018 në ora 17:00 qendra Infinit organizon trajnimin "Përgatitje për tregun e punës"
Të drejtë pjesëmarrje kanë studentët që vijojn studimet në vitin e parë dhe të dytë në fakultet.
Numri do të jetë i kufizuar do të pranohen ata studentë që aplikojnë të parët .

Linku për aplikim:
https://docs.google.com/forms/d/1koAIKsse2hrY20tfE9Q0KybfuW9OAKZH79e3hSLzl1Y/edit

Trajnimi është pa pagesë.
Kohëzgjatja: 3 ditë
Trajnere: Albulena Ahmeti

Ju nga ky trajnim:
Do të mësoni se si të bëheni pjesë e botës së biznesit modern duke marrë njohuritë e duhura se si ta plasoni vetëveten në tregun e punës, aftësi për të mbajtur vendin e punës në luftën konkurrente dhe të gjeni mënyrën për të ndërtuar karrierën tuaj dhe njëkohësisht të jeni të kënaqur dhe të plotësuar nga puna që ju doni.

Karriera

Zhvillimi i karrierës është një rrugëtim i gjatë, një proçes i vazhdueshëm, ne jetojmë në një botë me ndryshime të vazhdueshme, pëprparimi në të gjitha fushat e të sotmes kërkon ndryshim edhe në mënyrën e të menduarit edhe të reagimit për njohuritë specifike. Rritja dhe zhvillimi ekonomik i shpejtë kërkon njerëz të gatshëm që të përballen me sfidat të luftojnë për vendin e punës së tyre nëpërmjet aftësive, cilësive dhe shkathtësive të tyre.

• Secili nga ne bëhet diçka apo dikushi në jetë, dhe kemi mundësi ta zgjedhim vetë.
• Gjetja e një pune është vetëm pikënisja e një rrugëtimi
të gjatë por kjo nisje nuk është e lehtë, nevojitet njohuri dhe përkushtim.

Për informata shtesë:
045 88 11 00
049 88 11 01
info@infinitcenter.com

Venue

Infinit