We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. Read more…
Monday
09
APR

KURS 4 JAVOR JOGE DHE MEDITIMI PER FILLESTARE

19:00
JOGA.AL
Event organized by JOGA.AL

Get Directions

Category
#var:page_name# cover

Kurs 4 Javor Joge dhe Meditimi për Fillestarë.
Fillon këtë të Hënë datë 9 Prill 2018 Ora 19:00-20:00. Do mblidhemi në vazhdim çdo të Hënë në muajin Prill, në datat 16,23 dhe 30.
Pagesa për 4 seancat gjithsej 2,500 Lekë të reja.
Parapaguhet deri në datë 9 Prill.
KEMI ENDE EDHE 3 VENDE TE LIRA!
Tel: 067 49 03 899

Kursi është i përshtatshëm për të gjithë ata që nuk kanë bërë joga ose meditim më parë, por janë të interesuar të fillojnë diku. Ju mund të jeni të interesuar vetëm në joga ose vetëm në meditim, ose në të dyja.
Kursi është edhe për të gjithë ata që mund të kenë një praktike joge ose meditimi por që duan të kuptojnë ato çfarë bëjmë.
Kursi do të jetë gjithashtu një mjet i shkëlqyer për të rifreskuar në mënyrë të sistematizuar bazat e joges, duke filluar nga ushtrimet e frymëmarrjes - pranajamat; pozat fizike-asanat, lëvizjet, mantrat, mudrat, sankalpat, relaksimin, përqëndrimin, fokusimin, meditimin, filozofinë e jogës, prejardhjen e saj të lashtë dhe format e rrymat kryesore sot në botën moderne.
Në kurs do të sjellim edhe njohuritë më të fundit shkencore për aktivitetin fizik, fitnesin dhe rezultatet e neuroshkencës për meditimin, jogën dhe stërvitjen fizike në përgjithësi.
Pas përfundimit të këtyre seancave botëkuptimi juaj për jogën dhe meditimin do të jetë i transformuar dhe në proces edhe njohuritë për veten tuaj dhe botën që na rrethon do kenë ndryshuar gjithashtu.
Joga dhe Meditimi janë mjete në dorën tuaj për t’jua bërë jetën më të mirë, më të bukur dhe më të lumtur.

Venue

JOGA.AL