We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. Read more…
Saturday
07
APR

Mjeku italian Dr.Geremia OLIVA, Kirurg Okulist, Oftalmopediatër

08:00
20:00

Get Directions

Category
#var:page_name# cover

Mjeku italian Dr. Geremia OLIVA, Kirurg Okulist, Oftalmopediatër do të jetë në Klinikën Italiane San Antonio në datën 7 Prill 2018, për vizita dhe ndërhyrje okulistike.

REZERVONI VIZITËN PËR JU DHE FËMIJËN TUAJ!

Dr.Oliva është diplomuar në mjekësi dhe kirurgji në Universitetin Katolik “Sacro Cuore” në Romë në vitin 1986 dhe u specializua për okulistikë në të njëjtin universitet në vitin 1990.
Fazat e para të specializimit i bëri jashtë vendit në (Tübingen Gjermani, Instituti Barcelona Barraquer, etj).
Nga Maji i 1989 ai fillon karrierën e tij si specialist në Institutin e Hospitalizimit dhe Kërkime Mjekësore “Casa Sollievo della Sofferenza” në San Giovanni Rotondo (Fondacioni Padre Pio) deri në vitin 1994.
Që nga viti 1994 ka kryer kryesisht kirurgjinë okuloplastike dhe të segmentit anterior të syrit (katarakta, glaukoma, kanalet e lotit dhe kirurgjia refraktive).
Prej disa vitesh është përgjegjës ne strukturën Oftalmologjike Pediatrike dhe vitet e fundit, përgjegjës në Onkologjinë Okulare dhe Oftalmologjinë Pediatrike.
Profesor i okulistikës për shumë vite (1994-2008), në Universitetin e Barit për kurset e Infermierisë dhe Fizioterapisë.
Anëtar i SOI (Shoqëria Okulistike Italiane), AMO (Akademia Amerikane e Oftalmologjisë) dhe SIMECNA (Shoqëria Italiane e mjekësisë estetike dhe kirurgjisë jo-ablative)
Perdor metodën PLEXR për mjekësinë estetike dhe kirurgjinë jo-invasive.

Mastera të mbrojtur:
Retinopatia tek prematurët
Onkologjia okulare
Kirurgjia e segmentit anterior, Istituti Barraquer Barcellona (Spanjë)
Dipllomë Internacionale në studimet e larta në Oftalmologji, Universiteti i Luganos
Master në mjekësinë Estetike, Universiteti i Parmës
Master në mjekësinë Subacquea ed Iperbarica, Universiteti i Palermos
Master Oftalmologjia – Mjekësia Ligjore, Universitteti i Romës