We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. Read more…
Friday
25
MAY

Gjergj Kastrioti Skenderbeu mes historisë dhe letërsisë

17:00
10:00

Get Directions

Category
#var:page_name# cover

KONFERENCË KOMBËTARE SHKENCORE
GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU MES HISTORISË DHE LETËRSISË

Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënieve Publike në Universitetin Europian të Tiranës organizon Konferencën Shkencore Gjergj Kastrioti Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë. Fushat e referimit ku mund të fokusohen kontributet janë:


• Roli i Skënderbeut në ndërtimin e letërsisë kombëtare
• Gjergj Kastriot Skënderbeu mes kronikës historike dhe letërsisë humaniste
• Gjergj Kastriot Skënderbeu në letërsinë dhe artin europian e botëror
• Skëndërbeu dhe epoka e Skënderbeut në veprën letrare të Ismail Kadaresë
• Modeli i heroit kombëtar në veprën Skënderbeu të Sabri Godos
• Skëndërbeu i historisë dhe Skënderbeu i politikës në shek. 20
• Gjergj Kastriot Skëndërbeu në ligjërimin politik në shek. 21
• Heroi kombëtar dhe tekstet shkollore
• Historiografia mbi Skënderbeun dhe nacionalizmi
• Kujtesa historike dhe letërsia


Datat: 25-26 Maj 2018, Razma
Afati për dorëzimin e abstrakteve:25 Prill 2018
Afati për dorëzimin e artikullit të plotë: 17 May 2018
Kontakti: irena.myzeqari@uet.edu.al