We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. Read more…
Friday
13
APR

DJ ROCCA (IT) @Radio

21:00
02:00
Radio
Event organized by Radio

Get Directions

Category
#var:page_name# cover

"DJ Rocca" Luca Roccatagliati është producent dhe muzikant. Ai e filloi karrierën e tij në vitet '90 nën emrin Maffia Soundsystem me disa singles drum&bass dhe breakbeat. Filloi të bashkëpunonte me Howie B, Pressure Drop, Zed Bias, duke bërë muzikë nën shtëpitë diskografike më në zë të Europës, si Sonar Kollektiv, Hospital, Compost etj.
Vitet e fundit ka punuar me legjendarin Dimitri from Paris për albumin Erodiscotique në rrymën electro disco, disa prej trackeve të të cilit janë bërë pjesë e kompilacioneve Playboy Mansion dhe Back In the House, të publikuara nga Defected Records dhe të miksuara nga vetë Dimitri dhe Bob Sinclair. DJ Rocca ka punuar edhe me Daniele Baldelli, së bashku kanë publikuar albumin "Podalirius".
Ai është pjesë e një trioje muzike bashkëkohore të quajtur Electric Tree, së bashku me muzikantin xhaz, fitues të shumë çmimeve, Franco D'Andrea. Muzika e tyre luhatet midis xhazit dhe elektronikes dhe albumi i tyre ka fituar çmimin Record of the Month në revistën Musica Jazz (qershor 2016).
Si producent, DJ Rocca është pjesë e projekteve si Ajello, Supersonic Lovers dhe Crimea X, si dhe drejton edhe shtëpinë e tij diskografike: Danny Was A Drag King. Në 2010, zuri vendin e parë në chartet braziliane me trackun e bujshëm "Party Bobba". Setet e tij sjellin eklektizëm të vërtetë në danceflooret e klubeve të botës.

Shihemi në Radio të premten pas ores 9:)
#13prill
#djrocca
#radio
#belvedere

Venue

Radio