We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. Read more…
Thursday
22
MAR

Shfaqja e filmit: ``Germany Year Zero``

20:00
21:30

Get Directions

Category
#var:page_name# cover

Ndryshe nga hapësirat personale të Tarkovskit dhe Nemeçit, hapësira te Rosellini është konfrontuese, del në pah nga margjinat, njëjtë sikurse figura e fëmijës; natyra e saj nuk është as e butë, as e rreptë, është indiferente. Në filmin Gjermania Viti Zero është Edmundi 12 vjeçar që endet nëpër skeletin e qytetit të Berlinit duke kërkuar gjithfarëlloj pune për ta ndihmuar familjen të ushqehet dhe të mbijetoj në apartamentin e shkatërruar nga lufta. Edmundi në këtë film, në vend se të jetë protagonist i veprimit që shkakton ndonjë ndryshim brenda një situate historike, na prezantohet si protagonist i dëshmisë. Pra, si dëshmitar i përshkrimit të një pafuqie që reflekton krizën më të gjerë të kohës së luftës dhe pasluftës, Edmundi na përcjellë edhe një zhdërvjelltësi të hapësirës - ndikimit të saj në shënimin e fytyrës së tij, shtrembërimit të tipareve, dhe në fund shkatërrimit të saj.