We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. Read more…
Izomobil

Izomobil

Lagjia Kalabria, Rr Ymer Aliu, Nr.70, Pallati Z4, Hyrja1, Pristina, 10000, Kosovo

Get Directions

+38649496546

Categories
Now CLOSED
Work hours
MO 09:00 – 17:00 SA closed
TU 09:00 – 17:00 SU closed
WE 09:00 – 17:00
TH 09:00 – 17:00
FR 09:00 – 17:00
Izomobil cover
Description IZOMOBIL është një kompani ndërtimore e cila bën Termo- dhe Hidro- izolimin e objekteve me anë të teknologjisë së fundit ekzistuese në tregun botëror. Me anë të makinave te larta kompresuese bëhet aplikimi i materialeve spërkatëse të lëngëshme dhe dykomponentëshe siç janë Sprej Shkume Poliuretani dhe Sprej Polyurea.

Përdorimin e materialeve tona e gjejm në sipërfaqe të çelikta dhe metalta për mbrojtje kundër korizionit, në hapesirat mbi qeramike dhe në hapësirat shumëkateshe druri që të zgjasë jetëgjatësinë e mermerit, plastikës, xhamit, drurit, çelikut, aluminit dhe llojeve tjera mbi nivelizimet me beton dhe çimento, që të rrisë qëndrueshmërinë ndaj erozionit të paneleve të drurit, gërvishtjes dhe lëvorisjes, në lobitë e hoteleve, në autosallone, në salla të ekspozitave, në dysheme të mëdha dekorative, në muze, në siperfaqen e brendshme dhe të jashtme të xhamive, në siperfaqet prej betoni si mbulues kryesore për mbrojtjen nga lagështia, për sistemin e dyshemeve dekorative, në aplikimin e guraleceve dekorativ në mbluesat me beton, në riparimin e pëlcitjeve të betonit, në podiumet e garazhave dhe autoparkingjeve, në dyshemet e spitaleve, restorante dhe kuzhina (si antibakterial), në dyshemet e depove të shitoreve me pakicë dhe te qendrave tregtare, në mbulimin e dyshemeve që percillen me parket ose laminat, në mbulimin e tarrasave, në mbulimin e përcjellësve të makinave (kamion dhe vagone), në aplikimin e fiberglasit (tekstil me fije qelqi) mbi shkumën polistren, në depot e ujërave te zeza, në depot e klorit, në filialet e grumbullit të mbeturinave, në mbulimin e kanalizimit, në depot me baltë dhe në mjediset me rrezik shembje.

Ne jemi krenar të punës dhe cilësisë shumë të lartë të ekipes tonë profesionale të përkushtuar që të ofroj zgjidhje të mira dhe rezultatet të shkelqyrera për klientin.

Izomobil Arti i izolimit.
Products Çka është Sprej Polyurea:

Sprej Polyurea është një material i ri izolues dhe mbulues që përbëhet nga dy komponetë kryesorë ku komponenta A përbëhet nga izosianatët ndërsa komponenta B nga aminet dhe polieteraminet, që aplikohet me makina spërkatëse kompresuese dhe ka vecori të tharjes së shpejtë që ndihmon në kryerjen e shpejtë të projekteve.

Spreji polyurea sot përdoret me qëllim të izolimit të ujit dhe mbulimit të dyshemeve. Në botë nga materialet dhe teknlogjitë izoluese gjendët në nivlein më të lartë dhe ka avantazh ndaj metodave dhe materialeve izoluese. Një nga avantazhet më të mëdha të materialit të sprejit Polyurea është mundësia e tharjes për 5 sekonda deri në 45 minuta.
Në mënyrë që Polyurea të përdoret në mbulimin e dyshemeve të qëndrueshme ndaj ujit dhe të ngarkuara me qarkullim të njerëzve preferohet të aplikohet në trashësi prej 1,50-2,00mm.

Kur punohet në hapësira me përdorim 24 orësh dhe dendësi më të madhe të vizitorëve si në hotele, fabrika, qendra tregtare etj, kthehen në shërbim për një kohë shumë të shkurtër. Meqë nuk lekundë gaz në ambient nuk e dëmton atmosferën mund të përdoret edhe për parandalim te korozionit për shkak të vecorive si tharja e vecantë dhe imazh i mrekullueshëm.

Çka është Sprej Shkume Poliuretan:

Sprej Shkume Poliuretan është material izolues i cili aplikohet lehtë. Materiali spërkatës i cili ngjitet në hapesiren e caktuar mundëson njëtrajtshmëri. Meqë spërkatet me kompersor të lartë mbush edhe vrimat më të imëta. Poliuretani i spërkatur si i lëngët për një kohë të shkurtër hyn në reaksion duke u zgjëruar, fryer dhe forcuar. Në hapësirat pa vende lidhëse dhe aty ku nuk formohen urat termike është një sistem izolues që ofron 100% zgjidhje te sigurt duke bërë edhe detyrën e hermetikuesit. Jetëgjatësia e tij (qëndrueshmëria) është përafërsisht shekullore.

Për dallim nga materialet tjera izoluese është materiali që më së paku përshkon nxehtësinë. Koeficienti i transmetimit të nxehtësisë është në mes 0,017-0,019 Kcal/m
  • Lagjia Kalabria, Rr Ymer Aliu, Nr.70, Pallati Z4, Hyrja1, Pristina, 10000, Kosovo
  • Get Directions

Similar places nearby